Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në lagjen Çair të Shkupit, në rrugën Brigadën e II Maqedonase. Një këmbësor rreth të 50-tave është goditur në vizëbardha nga një veturë e tipit Audi, duke pësuar lëndime të konsiderueshme.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit dhe e kanë transportuar drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.
Policia ka kryer ekspertizën në vendngjarje dhe po heton shkaqet e sakta të aksidentit. .