Të paktën tetë persona kanë mbetur të lënduar pasi që një veturë goditi turmën që kishte dalë për ta festuar Vitin e Ri në Tokio të Japonisë.
Autoritetet japoneze kanë njoftuar se një person është arrestuar pasi që dyshohej se qëndron prapa sulmit, shkruan Euronews.
Incidenti është zhvilluar pak kohë pas ndërrimit të motit në kohën lokale të Japonisë.