Vetura godet vëlla e motër në Skenderaj, vdes 13-vjeçari

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Skenderajt.

Marketing

Një veturë ka shkelur dy fëmijë (vëlla e motër) dhe një grua afër spitalit në këtë qytet.
Por, fëmija i moshës 13 vjeçare nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

“Të dytë i kam sjellë në QKUK, ku djali i moshës rreth 12-13 vjeçar ka vdekur. Ndërsa, motra e tij e vogël 2 vjeçare është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë një i afërm i tyre për Indeksonline.

Ndërsa, për fatin e gruas së përfshirë në aksident nuk dihet dhe nuk ka lidhje familjare me fëmijët.

Rastin për Indeksonline e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të QKUK-së, sipas të cilëve viktima kishte arritur në gjendje të rëndë.

Ekipet policore kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin që ka goditur me veturë këmbësorët.