Vetura kapet nga radari, zhvillonte shpejtësi 261 km/h në autostradën Tiranë-Durrës

Një shpejtësi e çmendur është konstatuar nga radari i Policisë Rrugore në autostradën Tiranë-Durrës gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, ku një veturë është kapur duke lëvizur me shpejtësi 261 km në orë.

Marketing

“261 km/h, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës, ndaj vetes dhe ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës. Shpejtësi e pa imagjinueshme, avion në rrugën interurbane Tiranë-Durrës”, thotë policia.

Bëhet me dije se në këtë aks rrugor Policia Rrugore e Tiranës, ka ushtruar kontrollet me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Një 33-vjeçar nga Tirana i cili udhëtonte me një veturë me Range Rover është kapur me shpejtësi 261 km/h.

Policia apelon t’iu jepet fund shpejtësive të tilla, ndërsa nënvizohet se destinacioni nga shtëpia bëhet spitali.

Po ashtu, Policia e Tiranës gjatë fundjavës ka vendosur 49 masa administrative për OASh për shpejtësi që varionin nga 172 deri ne 261 km/h.

Marketing