Futbollisti i talentuar i vlerësuar shumë lart nga njohësit e futbollit në botë i ka dhënë fund jetës së tij pas shumë lëndimeve të pësuara, të cilat ia përfunduan karrierën.
Joel Darlington, 20-vjeçar, i cili kishte qenë në prova edhe te Manchester United, dhe e ka përfaqësuar Uellsin në grupmoshat e të rinjëve, ka vrarë veten.
E gjithë kjo pasi lëndimet në krahror dhe në shpinën e tij rezultuan se ai nuk mund ta vazhdojë më futbollin.
Provat e tij me Manchester Unitedin kishin ecur mjaft mirë deri në momentin kur ai pësoi lëndim të rëndë në krahror.
Gjithashtu, ai ka qenë në prova edhe te Shrewsbury Town.
Ai ishte top-golashënues për skuadrën uellsiane Bala Town, duke luajtur në akademinë e tyre, raporton Zeri.
Trupi i pajetë i futbollistit ishte gjetur tragjikisht në një garazhë në shtëpinë e tij pasi nëna e tij ishte kthyer nga një udhëtim.