Victoria feston ditëlindjen e 51-të, Davidi e uron me foto fëmijërie

Victoria Beckham feston ditëlindjen e saj të 51-të. David Beckham i shkroi asaj një mesazh urimi emocionues në Instagram.

Marketing

“Gëzuar ditëlindjen për gruan, mamin dhe shoqen më të mirë që të gjithë mund t’i kërkojmë. Kalofshi ditën më të përsosur, sepse e meriton dhe ne të duam shumë”, shkroi David në një postim në të cilin ai gjithashtu etiketoi fëmijët e tyre, djemtë Brooklyn, Romeo dhe Cruz dhe vajzën Harper, transmeton Indeksonline.

David ka postuar disa foto me Victorian nga fillimi i lidhjes së tyre. Ai gjithashtu ka shtuar fotot e Viktorias kur ajo ishte vajzë e vogël, si dhe një foto të tyre së bashku me fëmijët e tyre. Postimi mori shpejt gjysmë milioni pëlqime.

“Të dua shumë mami. Na ke dhënë dashuri pa kushte që nga dita e parë dhe nuk je ndalur që atëherë”, ka shkruar djali Cruz në një koment nën postim.