(Video) Bastisje në burgun e Idrizovës, gjendet drogë dhe telefona celularë

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë kontrollit të sotë aksional të kryer në burgun e Idrizovës, janë gjetur dhe konfiskuar 25 paketime me materie pluhur ngjyrë të bardhë, gjashtë paketime me marijuanë dhe 12 telefona celularë.

Marketing

“Sot (05.03.2023) Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz-Sektori për Hetime Kriminalistike-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë, në koordinim me Departamentin për Operacione Speciale Policore, SPB Shkup dhe ekipe të qenve zyrtar nga Dogana mobile, nën udhëheqjen e Prokurorit Publik realizuan kontrollim aksional në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Nga MPB-ja informojnë se gjatë kontrollit, në bazë të urdhëresës gjyqësore, janë kryer bastisje në dy qeli dhe gjatë kësaj janë gjetur dhe sekuestruar 25 paketime me materie pluhur ngjyrë të bardhë si dhe dymbëdhjetë telefona celularë.