Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga finalja e Conference League, duket se është ndezur atmosfera në kryeqytet.
Tifozët e Romës dhe të skuadrës holandeze Feyenoord kanë mbushur sheshet dhe kanë nisur festën.
Sikurse shihet në pamje me birra dhe muzikë, ata po festojnë në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë që temperaturat e larta kanë bërë që disa prej tyre të jenë gjysmë të zhveshur.
Situatë e nxehtë është në Pedonale, ku janë pozicionuar tifozët holandezë, aty ku është fan zona e tyre. Italianët qëndrojnë kryesisht në zonën e ish-Bllokut dhe te fan zona e tyre në amfiteatrin e liqenit.