Një incident që mund të kishte shkaktuar një tragjedi, por fatmirësisht ka kaluar pa dëmtime të rënda, ka ndodhur gjatë çmimit të madh “MotoGp” në Austri.
Pas një kontakti mes Zarco dhe Morbidelli motorrët e dy pilotëve janë rrotulluar disa herë duke fluturuar në pistë, pikërisht në trajektoren e Valentino Rossit dhe Maverick Vinales, duke i prekur, por pa i rrëzuar.
Zarco është çuar menjëherë, ndërsa Morbidelli është çuar në një qendër kontrolli, por ka arritur të dalë prej aty me këmbët e tij.
Ndërkohë, ndërsa ka dalë i pesti në garë, Valentino Rossi ka folur për incidentin: ” Zarco ka shkuar me qëllim dhe ka frenuar përpara Morbidellit. Pata shumë frikë dhe qe e vështirë të merrja veten. Kalova rrezikun më të madh të karrierës sime. Zoti i motoçiklistëve ka bërë një punë të madhe. Ishte diçka shumë e rrezikshme. Në pistë duhe ttë jesh agresiv, por Zarco nuk e ka për herë të parë një gjë të tillë. U përpoq ta dëmtonte Morbidellin”, u shpreh Rossi.