Video-konferencë e jashtëzakonshme e NATO-s, javën e ardhshme

Këshilli euro-atlantik më 15 mars do të mbaj një mbledhje të jashtëzakonshme në nivel të ministrave të mbrojtjes, ku temë e bisedimeve do të jetë përgjigjja e Aleancës kundër përhapjes së virusit Kovid-19.

Marketing

Siç theksohet në uebfaqen e NATO-s, mbledhja do të jetë si video-konferencë dhe me të do të udhëheq njeriu i parë i Aleancës, Jens Stoltenberg.
Në selinë e NATO-s nuk do të ketë prezencë të gazetarëve, si masë preventive nga zgjerimi i koronavirusit, por përfaqësuesit e mediave të interesuar për ngjarjen, do të mund të parashtrojnë pyetje përmes internetit.

Nga Aleanca gjithashtu njoftojnë se video, foto dhe materiale të tjera nga press konferenca do të publikohen në ueb faqen e NATO-së (www.nato.int), ku drejtpërdrejtë do të mund të ndiqet edhe konferenca në fjalë.