Video konferencë Osmani- Edshtadler,RMV do të bëhet anëtare e plotëfuqishme e BE-së

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti video-konferencë takim me Ministren për Evropë të Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler.

Marketing

Në fillim të takimit Zëvendëskryeministri Osmani shfrytëzoi rastin ti falënderohet Ministres Edshtadler për mbështetjen e saj personale dhe për mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Austrisë, që në kushtet e pandemisë kur të gjithë ishin të fokusuar në krizën e krijuar, ata fuqishëm mbështetën vendimin për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Njëherit Osmani shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen në luftën kundër KOVID19, duke potencuar se vetëm me forca të përbashkëta mundemi me sukses të ballafaqohemi me krizën e krijuar.
Ministrja Edshtadler theksoi se R. E Austrisë e sheh vendin tonë dhe venet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e familjes së BE-së dhe se edhe më tej do të vazhdojnë me mbështetje të fuqishme, ku edhe përmendi pakon e re të mbështetjes së BE-së në vlerë prej 3.3 miliard euro, të pashikuar për tu kumtuar në Samitin të ardhshëm në Zagreb.
Mes tjerash bashkëbiseduesit diskutuan rreth pritjeve nga Samiti “BE – Ballkani Perëndimor” i cili do të mbahet në Zagreb me 6 maj, rreth Kornizës negociuese dhe Raportit për progres që KE duhet ta publikojë në fillim të muajit të ardhshëm.
Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani lidhur me kornizën negociuese e cila pritet të prezantohet nga ana Komisionit Evropian në fillim të qershorit potencoi se ajo llogaritet si dokument i rëndësishëm dhe duhet me kujdes dhe përkushtim të pozicioneve të vendosura të vendeve anëtare si dhe harmonizimin e të njëjtave me vendin tonë me qëllim që në të ardhmen të kemi rrjedhë pa pengesa dhe të lehtë të negociatave.
“Në periudhën e ardhshme duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të lobojmë me përkushtim me qëllim që korniza negociuese të jetë e përshtatshme për të gjithë, sepse në momentin kur e njëjta do të harmonizohet, më nuk do të ketë hapësirë për ndryshim të rregullave” shtoi Osmani.
Gjatë bisedës dy bashkëbiseduesit u dakorduan se Samiti i radhës BE – Ballkani Perëndimor është mundësi të veçantë për liderët e rajonit dhe të BE-së për ti përforcuar marrëdhëniet e tyre dhe për të diskutuar rreth sfidave kryesore politike dhe ekonomike me të cilat ballafaqohen.