Video loja “Fornite”, dëmton yllin e Arsenalit

Skuadra e Arsenalit është duke luajtur pa Mesut Ozilin që nga 5 tetori, pasi mesfushori gjerman është jashtë fushës, për shkak të lëndimit në shpinë.

Marketing

Unai Emery ka thënë se Ozil është duke punuar shumë për t’u rikthyer nga lëndimi, mirëpo të tjerët besojnë se lëndimi i gjermanit vjen nga qëndrimi i tij me orë të tëra para videolojës “Fortnite”. Sipas “Daily Star”, Mesut Ozili i ka luajtur plot 5,221 lojëra të “Fortinite”, ose së paku 5 orë për çdo ditë.

Ndërkohë e përditshmja gjermane “Bild” ka konsultuar një ekspert mjekësor, i cili ka thënë se kjo varësi në videolojën “Fortnite” , mund të shkaktojë dhimbje në shpinën e lojtarit.