Pandemia e koronavirusit ka gjunjëzuar të gjithë botën pa bërë diferencime mes njerëzve por dhe mes shteteve. Superfuqitë ekonomike dhe ushtarake u gjendën të papërgatitura dhe ky fakt ka ngritur shumë pikëpyetje mes njerëzve.
Shtetet e Bashkuara janë tashmë vendi më i prekur në botë me rreth gjysmë milioni të infektuar. Presidenti Trump ka qenë në qendër të kritikave pasi thuhet se ai nuk e mori seriozisht situatën ku iu paraqit në janar, vonoi marrjen e masave në shkurt dhe në disa deklarata në muajn mars u përpoq të hiqte nga vetja përgjegjësitë që spitalet në shumë pjesë të vendit nuk kishin mjetet e mjaftueshme mbrojtëse dhe kapacitetet për tu përballur me këtë pandemi.
Por në fakt vendet ishin të paralajmëruara nga rreziku i një pandemie dhe alarmi ishte dhënë me kohë. Një video e cila ka marrë shumë vëmendje në rrjet tregon një fjalim të mbajtur nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuar, Barak Obama në 2014 ku ai kërkonte financim për ngritjen e një strukture e globale e cila do të shërbente për parandalimin e epidemive.
Obama merr shkasë nga shpërthimi i Ebolës në Afrikë dhe thotë se jemi me fat që ajo nuk është e transmetueshme nga ajëri. Por ai paralajmëron se pavarësisht kësaj mund të vijë një kohë që një virus vdekjeprurës mund të jetë shumë i transmetueshëm dhe ne duhet të jemi të përgatitur për të.
‘Financimi që po kërkojmë është i nevojshëm për të vazhduar me forcimin e aftësive tona, në mënyrë që ti përgjigjemi çdo shpërthimi të ardhshëm të Ebolës apo infeksioneve të tjera. Duhet të ndihmojmë partnerët e vendeve të tjera, për të parandaluar kërcënime të tilla në të ardhmen, para se ato të kthehen në pandemi.
Ne ishim me fat që H1N1 nuk ishte aq vdekjeprurës. Por nuk themi dot që patëm fat me Ebolën pasi pati një efekt shkatërrues në Afrikën Perëndimore.
Mund dhe ka të ngjarë të vijë një kohë në të cilën si Amerika si vende të tjera të preken nga një sëmundje vdekjeprurëse të transmetueshme. Dhe për vepruar në mënyrë efektive duhet të krijojmë një inferastrukturë jo vetëm këtu në SHBA por globalisht për ta izoluar atë sa më shpejt dhe përgjigja të jetë po kaq e shpejtë.
Kështu që nëse një lloj gripi i ri, si gripi spanjoll shpërthen, nëse marrim masat që tani, do jemi në gjendje ta përballojmë dhe ta kapim shpejt së bashku. Ky është një investim i zgjuar që mund të bëjmë. Nuk është vetëm sigurim, por parapërgatitje për probleme të tilla, sidomos në një botë të globalizuar ku mund të lëvizim nga një shtet në tjetrin brenda ditës.
Është shumë e rëndësishme të marrim masat për tani por gjithashtu për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe nipërve tanë’, thotë Obama.
Obama warned Americans about preparing for a global pandemic back in 2014 pic.twitter.com/eg7prLamm6
— NowThis (@nowthisnews) April 9, 2020
Ai kishte kërkuar që të investohej në një strukturë të tillë që në vitin 2005. Tashmë në vitin 2021 bota ka 1.65 milionë të infektuar me COVID-19, 100 mijë viktima dhe rreth 3 miliardë njerëz të mbyllur në shtëpi.