Kombëtarja e Irlandës U-17 të vajzave fitoi përballë Izrealit në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Europianit. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë, përfundoi me fitoren e pastër 3-0 të vajzave irlandeze.
Por ajo ç’ka mori vëmendjen nuk ishte as loja apo rezultati. Një veprim që bëri shumë bujë ishte kur vajzat e kombëtares së Irlandës u kthyen me shpinë në momentin që filloi të luhej himni i Izraelit.
U përfol shumë se kjo ndodhi në shenjë proteste kundër gjenocidit të nxitur nga qeveria e Izraelit në Gaza, por Federata e Futbollit të Irlandës ka reaguar menjëherë dhe duke përgënjështruar gjithçka, madje duke dhënë dhe ata verdiktin e tyre.
“Shoqata e Futbollit të Irlandës do të donte të korrigjonte një keqintepretim që ekipi ynë i vajzave të Kombëtares U-17, në momentin që ata kthyen shpinën gjatë himnit të Izraelit përpara ndeshjes së tyre në Kampionatin Evropian të UEFA-s për Femra U-17, në Tiranë.
Të dyja skuadrat ishin me fytyrë përballë tribunës kryesore në momentin që po luhej himni kombëtar izrealit dhe më pas vajzat e Irlandës janë kthyer që të kishin përballë flamurin e tyre, siç është traditë në mesin e shumë skuadrave Irlandeze”, ka thënë një zëdhënës nga pala irlandeze.