Ballina Aktuale VIDEO/Pamje të reja nga ikja e sulmuesve në Banjskë – njëri rrëzohet...

VIDEO/Pamje të reja nga ikja e sulmuesve në Banjskë – njëri rrëzohet i plagosur, të tjerët e lënë të shtrirë dhe nuk i ndihmojnë

Media ka publikuar pamje të reja nga ikja e terroristëve në Banjskë të Zveçanit, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, të dielën e 24 shtatorit.

Marketing

Në pamje shihen disa terroristë duke vrapuar në përpjekje për t’u larguar nga ambienti i Manastirit të Banjskës – ku ishin ngujuar.

Ajo çka bie në sy, është se në momnetin kur njëri nga terroristët e plagosur rrëzohet, të tjerët as që e marrin mundin që të ndalojnë për ta ndihmuar, duke e lënë kështu të shtrirë në tokë.

Terroristi i plagosur në pamundësi për të vrapuar sikur të tjerët, dhe në mungesë të ndihmës së bashkëkriminelëve të tjerë, përpiqet që të ecë zhags me ndihmën e duarve.

Marketing
Exit mobile version