Video-përgjimet/ Zaev thirrje Prokurorisë: Përgjegjësit e kësaj historie nuk mund të hiqen si viktima!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mohuar përfshirjen në skandalin ‘Reket’, ku dyshohet të jetë përfshirë edhe prokurorja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva për zhvatje dhe korrupsion.

Marketing

Gazeta italiane ‘La Verita’, ka publikuar një video-përgjim të njohur si ‘Reketi’, ku shihet se si dy vizitorë të prokurores speciale Katica Janeva, ku takohen me biznesmenin Orce Kamçev i cili i kërkonte të korruptonte njerëz të afërt të Janevës me një çantë me 1.5 milionë euro në të.

Pres që hetimet për këtë qëllim të përfundojnë sa më shpejt dhe fajtorët të dalin para drejtësisë. Përgjegjësit apo trilluesit e kësaj historie nuk mund të hiqen si viktima’, ka shkruar kryeministri Zaev në rrjetin social Facebook.

Në audio-përshkruar se është publikuar këtë shtunë, dëgjohet se si Bajon Jovanovski i njohur si Boki 13 e që është edhe pronar joformal i një televizioni, afaristi Orce Kamçev dhe prokurorja speciale Katica Janeva komunikojnë me-tjetërrin. Jovanovski flet për miqësi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe fotot që ai ka bërë me të në studiot televizive.

Partia opozitare, VMRO-DPMNE, pas publikimit të video-skandalit, ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe arrestimin e kryeministrit, Zoran Zaev dhe të prokurores speciale, Katica Janeva.