Video shokuese tregon djalin, 4 vjeç, që përplaset dhe vritet nga një makinë!

Një video tronditëse tregon një djalë katër vjeçar që përplaset për vdekje nga një makinë që po afrohej teksa po përpiqej të kalonte një rrugë në Greqi.

Marketing

Aksidenti ka ndodhur të dielën e kaluar në Gravë në lagjen Ano Patisia. Sipas informacioneve që disponon protothema.gr, fëmija katër vjeçar i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve dhe ka vrapuar duke kaluar rrugën. Drejtuesi i një mjeti që kalonte nuk ka arritur të frenojë në kohë, për pasojë fëmija është gjetur papritur nën rrotat e makinës, në një pellg gjaku, siç thonë dëshmitarët okularë në protothema.gr.

Videoja e ngjarjes tragjike është publikuar nga ALPHA dhe siç thonë banorët nuk është hera e parë që në rrugën Taygetou të Gravës ndodhin aksidente me fatalitet pasi nuk ka sinjalistikë, pak ndriçim dhe shpeshherë drejtuesit kalojnë me shpejtësi të madhe.

Djali i vogël ka mbërritur me ambulancën e EKAB-it në Spitalin e Fëmijëve me dëmtime të rënda kraniocerebrale. Aty, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 4-vjeçari i plagosur rëndë ka lënë frymën e fundit. Shoferi u arrestua nga policia me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Fëmija ndodhej me prindërit e tij në zonën e Qendrës Kulturore të Gravës, ku ka një kënd lojrash, një park dhe një teatër. Vendi ka ndriçim të pamjaftueshëm, dhe është jashtëzakonisht i rrezikshëm për këmbësorët dhe drejtuesit e makinave.

Banorët thanë për protothema.gr se “shumë makina kalojnë me shpejtësi të çmendur – nuk ka as kalim dhe as tabelë me shpejtësi të kufizuar. Vazhdojnë të flasin për këto probleme në komunë dhe nuk po bëhet asgjë”.