VIDEO/ Vajza e infektuar me COVID shkon për të bërë “surf”, por arrestohet nga policia

Një grua është arrestuar në plazhin Zurriola në Spanjë, pasi theu karantinën duke shkuar për “surf”.

Marketing

Pas konfirmimit se gruaja rezulton pozitive me koronavirus, e për pasojë duhet të qëndronte në shtëpi, disa oficerë, një pjesë e të cilëve ishin të pajisur me veshje mbrojtëse, të përshtatshme për të shmangur infektimin, zbarkuan në plazh dhe i vunë prangat.

Gruaja, jo vetëm që refuzoi të ndalontë së bëri “surf”, por njëkohësisht tentoi që t’i shpëtonte policisë duke vrapuar.  Ajo u arrestua për kundërshtim të autoriteteve dhe krime kundër shëndetit publik.

E reja, e cila punonte si shpëtimtare në plazhin La Concha ishte raportuar në polici nga një kolege që u telefonoi menjëherë kur e pa në ujë.

https://twitter.com/eSPAINews/status/1302983057226510337?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1302983057226510337%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.vizionplus.tv%2Fvideo-vajza-e-infektuar-me-covid-shkon-per-te-bere-surf-por-arrestohet-nga-policia%2F

Marketing