Përveç vonesës, ditëve të fundit kanë filluar të marrin flakë autobusat e Ndërrmarjes së Qarkullimit Publik në Shkup. Në Butel 2, në afërsi të ish Kino Butelit, sot një autobus ka shpërthyer në flakë e tym duke krijuar edhe panik. Për shkak të vjetërsis dhe defekteve dhjetë ditët e fundit një numër i autobusëve veçse është tërhequr nga qarkullimi.
Për këtë ka reaguar LSDM duke thënë që VMRO-DPMNE ka krijuar kaos në qytetin e Shkupit. Sipas LSDM-së e gjithë kjo përgjegjësi i takon Micskoskit dhe VMRO-DPMNE-së edhe pse ai, po e lë qytetarët në vendin e fundit kështu duke i interesuar vetëm marrveshjet.
LIDHJA SOCIALDEMOKRATE E MAQEDONISË
“Qytetarët e Shkupit fjalë për fjalë janë duke luftuar me transportin e qytetit dhe me probleme të shumta që kërcënojnë edhe sigurinë e tyre. VMRO-DPMNE bëri kaos në Shkup, ata janë fajtorët më të mëdhenj për fatkeqësinë që po i ndodh NQP-së dhe gjithë qytetit. Ku janë 250 autobusët e rinj që premtoi Mickoski? A janë larguar sepse kanë dështuar marrëveshjet e biznesit me Arsovskën? VMRO-DPMNE vetëm për interesat e veta politike i vë në rrezik Shkupit dhe i lë pa zemër të vuajnë çdo ditë”.
Për atë që tha LSDM iu është kundërpërgjigjur edhe VMRO, duke i thënë se shkak i këtij problemi janë vetë ata bashkë me Arsovskën në menaxhimin e tyre të qytetit për gati 7 vite.
VMRO-DPMNE
“Drejtori i NQP-së nga SDS që ka nënshkruar një kontratë 27 milionë nafte pa zbritje për të thënë pse digjen autobusët. SDS, së bashku me Arsovskën, NQP-në e okupuar, bënë kontrata miliona dollarësh për kompanitë e tyre të afërta, tenderët u ngarkuan dhe tani pyesin pse u vihet flaka autobusëve. Gjendja e keqe në NQP është rezultat i SDS-së dhe Arsovska-s, të cilat menaxhojnë qytetin për 7 vjet. Shkupi do të ketë transport më të mirë me largimin e plotë të SDS dhe Arsovska.”
Dy javë më parë një tjetër autobus dy katësh morri flakë nën stacionin hekurudhor dhe në fillim të muajit, një tjetër autobus u aksidentua duke përplasur me bordurën prej betoni për shkak që pedali i frenave nuk kishte funksionuar./SHENJA/