Videoja e Taynës duke bërë “twerk” shpërndahet me të madhe në ‘TikTok’

Tayna është njëra ndër reperet shqiptare më të suksesshme.

Marketing

Ajo arrinë të jetë në qendër të vëmendjen, pothuajse edhe me vetëm një postim në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net.

Së fundi ajo ka performuar në një koncert për fansat e saj në Londër.

Reperja është shfaqur tejet provokuese, teksa ka veshur një fustan të kuq të shkurtër.

Reperja ka interpretuar disa prej hiteve të saj para publikut shqiptar në Londër, duke ndezur kështu atmosferën në maksimum për ndjekësit e saj.

Gjithashtu ajo njihet si reperja që shfaq aftësitë në vallëzim, ku edhe në këtë koncert e dëshmoi këtë.

Një video ka qarkulluar në ‘TikTok’, ku shihet ajo të ketë ndezur atmosferën duke bërë ‘twerk’ para fansave të saj.

Ajo vazhdon të mbetet reperja më e suksesshme shqiptare.