Vidhen dhe shiten të dhënat e mijëra përdoruesve të Zoom

Në kohë pandemie, kur pjesa më e madhe e botës është izoluar, mbledhjet e kabineteve qeveritare, mbledhjet e punës, takimet e biznesit, shërbimet kishtare, dhe mësimi, po kryhen online përmes programit Zoom.

Marketing

Por të dhënat e më shumë se 500. 000 përdoruesve të programit janë vjedhur dhe shitur në atë që quhet “uebi i zi”.

Sipas “BleepingComputer”, kompania e sigurisë kibernetike Cyble vuri re një fluks llogarish Zoom-i që ishin vendosur në shitje në një forum hakerësh në 1 prill. Të dhënat që mund të bliheshin për 0,002 dollarë përfshinin URL mbledhjesh, adresa e-mail dhe fjalëkalime.

“Është e zakonshme për shërbimet e internetit që i shërbejnë klientëve që të sulmohen kështu. Ne kemi nisur hetimin, po kyçim llogaritë e kompromentuara, po i kërkojmë përdoruesve që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre.”, tha një zëdhënës i Zoom tha për mediat amerikane.

Ky aplikacion lejon video biseda me deri në 99 njerëz në të njëjtën kohë dhe është kthyer në programin më të përdorur javët e fundit, megjithëse paraqet probleme të shumta me sigurinë.