Vidhen kamerat që incizonin rrëqebullin në Mavrovë

Disa persona tashmë të panjohur kanë vjedhur dy video kamera me të cilat është ndjekur lëvizja e kafshëve dhe lëvizja e rreqëbullit në parkun kombëtar “Mavrova”.

Marketing

Sipas SPB Tetovë, prej 29 mars deri më 28 maj të këtij, persona të panjohur kanë marrë video kamera që janë vendosur në hyrje të zonës së fshatit Trebishte, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kamerat e vjedhura kanë qenë pronë e parkut kombëtar “Mavrova” dhe janë përdorur për realizimin e projektit “Mbrojtja për rreqëbullin e Ballkanit”.

Marketing