Më 7 prill 2025, në ora 22:00, kryetari i Komunës së Aerodromit, D.M. (37) nga Shkupi, në Stacionin Policor Aerodrom ka raportuar se në një garazh në bulevardin “Jane Sandanski” është vjedhur automjet zyrtar “Audi” me targa të Shkupit, në pronësi të komunës.
Sipas njoftimit, automjeti është zhdukur rreth orës 15:30 më 4 prill deri 20:40 më 7 prill. Pas kontrollit policor, vetura është gjetur në rrugën “Pero Nakov” në Shkup, por me mungesë të njërës prej targave.
Nga MPB informojnë se po marri masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Marketing
