Vidhet mërgimtari, fajëson pronarin e restorantit

Mezi kishte pritur verën që të vie në vendlindje.

Marketing

Mirëpo ditët e para të qëndrimit në Kosovë, i shkuan shumë keq Feim Hasanit.

Hajnat ia thyen veturën dhe ia vodhën Hasanit, 6 500 euro.

Hasani i cili u shpreh tejet i dëshpruar me institucionet e drejtësisë në Kosovë, po e fajëson restorantin në oborrin e të cilit iu thye vetura.

Sipas këtij të fundit, pronarët e restorantit e kanë kërcënuar atë që t’i largojë incizimet ku shihet vjedhja.

Mirëpo një version krejt tjetër e ka pronari i restorantit ku Feim Hasanit iu thye vetura. Ata thonë se ky i fundit po bën propangandë, vetëm për të fituar nga sigurimi në Suedi.

Sipas tyre, ata e kanë kryer punën e tyre ashtu siç duhet.

Rastin e konfirmon edhe komandanti i stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi.

Policia po vazhdon të hetojë rastin, ndërkohë që deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar.

Marketing