Vidhet shtëpia e Arbër Zenelit dhe Valon Berishës

Dy futbollistët kosovarë Arbër Zeneli dhe Valon Berisha janë grabitur të mërkurën teksa ishin në udhëtim me Stade de Reims, transmeton Klankosova.tv.

Marketing

Shtëpia e dy futbollistëve nga Reims, u grabit gjatë një udhëtimi nga lojtarët me klubin e tyre.

Sipas Prokurorit të Reims, dëmi vlerësohet midis 300 mijë dhe 350 mijë euro.

Dy lojtarët, po udhëtonin me ekipin rezervë në Valenciennes në momentin e ngjarjes, në pasditen e së mërkurës.

Sipas konstatimeve të para, janë vjedhur dy çanta Louis Vuitton dhe shtatë ora Rolex, me një vlerë totale nga 300.000 deri në 350.000 euro.