Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim në Hungari te skuadra e Mol Vidit, ndërsa Lazio është mundur në shtëpi nga gjermanët e Eintracht Frankuft, në ndeshjet e xhiros së gjashtë të fazës grupore të Ligës së Evropës.
Skuadra e trajnerit Sarri, ka befasuar duke barazuar 2:2 në udhëtim te hungarezët e Mol Vidi, për të mbyllur këtë fazë me 16 pikë në vendin e parë në grupin G.
Willian dhe Giroud nga goditjet e dënimit shënuan për Chelsean në këtë ndeshje.
Në anën tjetër, Eintracht Frankfurt ka marrë edhe fitoren e gjashtë në grupin H, duke e mundur 1:2 në udhëtim Lazion.
Për Lazion në këtë ndeshje për 75 minuta u paraqit edhe Valon Berisha.