Sekretari i komunës së Sarajit z. Sefi Shabani bashkë me kreun e BFI-së Reis Ul Ulema Shaqir efendi Fetahun, Myftiun e Myftinisë së Shkupit dr.Qenan ef.Ismaili dhe hoxhallarë të tjerë prezent, sot hudhën gurthemelin për ndërtimin e një xhamie të re në vendbanimin Gërçec.
“Ku ka vepra nuk ka nevoj për shumë fjalë, ky gurthemel tregon shumë për jetën fetare ktu në Komunën e Sarajit.
Gjatë 4 viteve të fundit thuajse çdo vit kemi ndonjë gurthemel apo hapje të ndonjë xhamie siç ishte dje hapja solemne e xhamisë në Lubin, ndërtimi i xhamisë në Çajlanë, Arnaqi të epërme, Bojanë.. etj.
Duke pasur parasysh që objektet fetare shfrytëzohen edhe për mësim besim fetar në mektepe të cilat janë në kuadër të xhamive, nga ku shumë hoxhallarë kanë filluar me hapat e tyre të parë, me mirëmbajtjen e tyre të regullt dëshmojmë që kujdesemi që aktivitete fetare të kryhen në kushte sa më të mira.
Bashkëpunimi komunë – muftini e Shkupit është në nivelin e duhur dhe do të vazhdoj edhe më tej me të vetmin qëllim, shërbim të qytetarëve” tha mes tjerash sekretari i komunës së Sarajit z. Sefi Shabani.
https://www.facebook.com/komunasaraj/posts/4863956200369035