Me tubim të shkurtër protestues para selisë së EVN-së në Gostivar, një grup i qytetarëve shprehën pakënaqësi kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës. Organizatorët e protestës , grupi i tifozëve “Katrioti”, protestën e pestë me radhë e lokalizuan në hapësirë më të vogël nga qendra për kulturë e deri në qendrën shfrytëzuese energjetike Gostivar të EVN-së.
Selajdin Abdulli nga Lëvizja “Rezistenca” nga fshati Çegran në emër të organizatorëve të protestës kërkon që EVN-ja ta rritë numrin e vendeve pagesore dhe sporteve për pagesën e llogarive dhe t’i hapë ekspoziturat në vendet tjera të banuara.
Abduli në fjalim u bëri thirrje bashkëqytetarëve nga pjesët tjetra të Maqedonisë së Veriut të përfshihen në këto protesta dhe të kundërshtojnë në çmimin e energjisë elektrike.
Tubimi dhe ndërtesa ishin të siguruara me forca të përforcuara të policisë dhe kaloi pa incidente.
Mes protestuesve ishte edhe kryetari i Gostivarit Arben Taravari me disa bashkëpunëtorë të cilët thanë se si qytetarë japin mbështetje protestave.