Vijon “ferri” në Los Anxhelos/ Flakët shkrumbojnë lagje të tëra, 11 viktima

Zjarret vijojnë të djegin Los Angeles, duke iu marrë jetën të paktën 11 personave.

Marketing

Flakët masive kanë shkrumbuar lagje të tëra dhe mbi 12 mijë ndërsa janë shkatërruar plotësisht. Autoritetet pritet të vënë shtetrrethimin.

Kalifornia Jugore po përballet me një sfidë të madhe për të kapërcyer situatën e krijuar nga zjarret masive që kanë përfshirë zonën, duke shkaktuar dëme të mëdha me lagje të tëra të shkrumbuara. Deri tani numri i viktimave ka arritur në 11. Sipas shërbimeve zjarrfikëse disa vatra zjarri javë vënë nën kontroll, por të tjera kanë shpërthyer. Mes kaosit të krijuar disa banorë të Los Anxhelosit kanë nisur të kthehen në lagjet e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar çka munden e mes kërcënimit që nuk është fashitur, nga vatrat e reja të zjarrit.

Rreth 180 mijë persona janë evakuuar, ndërsa sipas përllogaritjeve paraprake, dëmi arrin në rreth 50 miliardë dollarë.

Në mes të gjithë kësaj situate tragjike është shfaqur një fenomen shqetësues, pasi ka nga ata që plaçkitin rrënojat dhe shtëpitë e braktisura. Të paktën 20 persona janë arrestuar si të dyshuar për grabitje, ndërsa grabitësit kanë filluar të maskohen me uniformat e zjarrfikësve.

Pritet që autoritetet të vendosin shtetrrethimin, ndërsa iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që ta zbatojnë, pasi në të kundërt do të arrestohen ose do të gjobiten me 1 mijë dollarë.

Zjarret, ndër fatkeqësitë natyrore më të rënda që kanë goditur ndonjëherë Kaliforninë, kanë djegur më shumë se 12.000 ndërtesa, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të gjetur shkakun e tyre.

Marketing