Milani futet zyrtarisht në krizë. Kuqezinjtë janë mposhtur sot në San Siro 1-0 nga Fiorentina dukë vijuar krizën e thellë të rezultateve.
Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso edhe pse zhvilloi një lojë të mirë goli i shënuar nga Federico Chiesës rezultoi fatale për kuqezinjtë.
Tashmë Milani mund të themi me plot gojën që është futur zyrtarisht në krizë. Djalli në 5 ndeshjete fundit në kampionat ka marë vetëm një fitore shto këtu edhe eleminim e turpshëm nga Europa Ligë nga Olympiakos.
Por mbi të gjitha Milani tashmë zbret në vëndin e 5 me 27 pikë duke humbur dhe zonën Champios që eshtë objektivi kryesor këtë sezon.