Vijon procesi i numërimit, PS kryeson në rang vendi

Bazuar në të dhënat e KQZ deri në orën 16:00, vihet re se Partia Socialiste vijon të kryesojë në rang kombëtar.

Nga numërimi i 2699 kutive të votimit, në rang vendi, 48.79% të votave i ka marrë Partia Socialiste, 39.28% i ka marrë PD dhe 7.05% LSI.

Marketing

Në qarkun Shkodër, Partia Demokratike kryeson me 43.80% në krahasim me Partinë Socialiste, e cila deri tani ka marrë 29.39%, kurse LSI ka siguruar 9.20% të votave.

Në qarkun e Kukësit, Partia Demokratike kryeson bindshëm me 62.94% kundrejt Partisë Socialiste me 35.24% dhe LSI me 0.14%.

Gjithashtu, sipas të dhënave që raporton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se PD kryeson edhe

Kurse në Dibër, Partia Socialiste deri në këto momente renditet e para me 45.26%, PD me 44.09% dhe LSI me 6.97%.

Po ashtu edhe në Durrës, Partia Socialiste konfirmohet si kryesuese me 51.97%, PD me 39.72 % dhe LSI me 6.29 %.

Në qarkun e Tiranës, i cili është edhe qarku më i madh në vend, Partia Socialiste vijon të kryesojë me 48.17% të votave, kundrejt PD e cila deri tani ka marrë 39.38 vota dhe LSI me 5.99%.

Po ashtu edhe në Elbasan Partia Socialiste renditet e para me 55.75%, PD 36.11% dhe LSI me 4.96 %.

Të dhënat e pasqyruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve theksojnë se në qarkun e Fierit, Partia Socialiste kryeson bindshëm kundrejt rivalëve politikë, përkatësisht me 52.62%, PD me 37.57% dhe LSI me 7.1%.

Në qarkun e Beratit, PS-ja vijon të jetë parti e parë me 54.55%, PD me 27.21%, kurse LSI ka marrë vetëm 14.22% të votave.

Ndërkohë edhe në qarkun juglindor të Korçës Partia Socialiste rezulton se deri tani ka siguruar 46.97% të votave, PD 42.16% dhe LSI 7.45%.

Në qarkun Vlorë, aty ku kandidon për deputet kryeministri Edi Rama, PS-ja ka arritur të marrë 57.58%, PD 32.05%, kurse LSI 6.16%.

Po ashtu edhe në Gjirokastër, Partia Socialiste ka siguruar 55.41%, PD 28.47% dhe LSI me 13.26%.