Sot në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup vijon procesi i votimit për zgjedhjen e rektorit të ri, moment i rëndësishëm për të ardhmen akademike dhe institucionale të Universitetit.
Në garë ka dy kandidatët për postin e rektorit, Prof. dr. Bekim Fetaji dhe Prof. dr. Blerim Saiti, të cilët paraprakisht patën mundësinë të prezantojnë para pedagogëve të fakulteteve programet e tyre të punës dhe vizionin për zhvillimin e mëtejshëm të UNT-së.
Pasardhësi i Prof. dr. Izet Zeqirit, i cili u zgjodh rektor pas Prof. dr. Aziz Pollozhanit, do të jetë rektori i tretë i këtij Universiteti.