Skringu në shkolla hyri në javën e dytë të realizimit. Kësaj radhe u testuan nxënësit e Shkollës Fillore “Aleksandar Urdarevski” në Sandevë, “Kirili dhe Metodi” në Kuçevishtë dhe Shkolla Fillore “Mihail Grameno” në Bllacë.
Të gjithë nxënësit që u testuan rezultuan negativ nga Kovid-19. Nxënësit e kësaj shkolle mirëpritën testimin duke shtuar se i njëjti duhet të përfshijë edhe më shumë nxënës dhe potencuan se respektojnë rregullat për mbrojtje nga Kovid-19.
“Shumë mirë kaloi, më doli testi negativ, jam shumë e lumtur.”,- u shpreh një nxënës.
“I respektojmë rregullat, vendojmë maska, mbajmë distancë.”,- theksoi një nxënës.
“Është mirë të testohemi, ta dimë a kemi virusin, për t’u mbrojtur vëmë maskat, lajmë duart, mbajmë distancë.”,- u shpreh një nxënës.
Përgjegjësit e shkollave potencuan se prindërit nuk hezituan për testimin e nxënësve.
“Ishin stafi mjekësor, u testuan tre nxënës të cilët ishin në listë nga MASH, testet dolën negative po ashtu edhe me deklaratat e prindërve që dhanë pëlqimin për testimin.”,- deklaroi përgjegjësi i Shkollës “Mihail Grameno” – Bllacë, Isuf Amati.
Shkolla Fillore “Mihail Grameno” në Bllacë numëron 110 nxënës, dhe deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv në Kovid-19 në kuadër të shkollës.