Viktor Dimovski, drejtor i ri i ASK-së

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme Viktor Dimovski do të jetë drejtori i Agjencisë së re për Siguri Kombëtare. Me propozim të kryeministrit dhe me vendim të Qeverisë, ish ambasadori në Serbi, Mal të Zi dhe Izrael, diplomat me karrierë për më shumë se njëzet vite, u emrua në krye të shërbimit të sigurisë së brendshme. Në fushën e sigurisë Dimovski ka qenë drejtor i Agjencisë për Zbulim nga viti 2007 deri në vitin 2009. Më herët ai ka qenë:

Marketing

Biografia e Viktor Dimovskit

Në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2009, Dimovski ka qenë Drejtor i Agjencisë për Zbulim

Koordinator nacional në disa iniciativa rajonale

Drejtues i Komitetit të drejtorëve politik në procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore

Kryetar i grupit maqedonas në Komisionin Shtetëror për vërtetimin e kufijëve me ish Jugosllavinë

Ambasador në Serbi, Mal të Zi dhe Izrael

Drejtori i ASK-së do të ketë mandate 4 vjeçar dhe për punën e tij do të raportojë para Qeverisë. Pas emërimit, ai duhet të fillojë procedurën e përzgjedhjes së kuadrove dhe sistematizimin e punës së tyre. Agjencia për Siguri Kombëtare do të fillojë me punë me kapacitet të plotë në shtator dhe do të zëvendësojë Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Ai do të jetë institucion jashtë Ministrisë së Punëve të Brendshme kurse puna e saj do të kontrollohet nga komisioni parlamentar dhe nga sektori civil.