Vinicius Junior ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës me Real Madridin.
Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, kontrata do të jetë katërvjeçare e cila do ta mbajë lojtarin deri në vitin 2026.
Se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe për të paktën disa vite, palët dhanë shenja edhe më herët.
Marrëveshja do të përfshijë një klauzolë marramendëse për lojtarin i cili do të lirohet nga “Los Blancos” vetëm nëse në drejtim të tyre vije një ofertë prej 1 miliard euro.
Braziliani iu bashku 14-herë kampionëve evropianë në vitin 2018 dhe që prej atëherë u shndërrua në një pikë kyçe e formacionit.