Vinicius: “Jemi të lodhur”

Vinicius, për RM TV ka zbuluar se janë duke punuar shumë në parasezon saqë pas tri ditë stërvitje, ai ndjehet i lodhur.

Marketing

Në një intervistë për televizionin e Real Madridit, Vinicius Junior, i cili mbushi të premten 19 vjet – ka zbuluar ndikimin e përgatitësit të ri fizik, Grégory Dupont.

Nuk ka tre ditë që Reali ka nisur stërvitjet parasezonale, por tashmë thotë se janë të lodhur.

“Jemi paksa të lodhur, por duhet të bëjmë çdo gjë tani për të qenë në formë gjatë sezonit. Më e rëndësishmja është të përgatitemi për një sezon të mirë. Mendoj se do të përfundojë mirë”, u shpreh Vinicius.

“Jam zhvilluar si lojtar vitin e fundit. Të gjithë lojtarët po më ndihmojnë që unë t’i ndihmoj ata më vonë në fushë. Jam i lumtur që gjendem këtu në parasezon me gjithë këta njerëz, me klubin e ëndrrave të mia. Jam 19-vjeçar pran më të mirëve në botë, s’ka gjë më të mirë se kjo”.

Vinicius ka bërë 31 paraqitje në sezonin debutues me Realin, ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 12 asiste.

Marketing