Vinicius Jr refuzoi ofertë miliardash nga Arabia Saudite

Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Vinicius Jr ka refuzuar një ofertë miliardash nga Arabia Saudite.

La Ser raporton se futbollisti i Real Madridit kishte një ofertë të çmendur nga klubet arabe, shkruan Indeksonline

Oferta kapi miliardin dhe Vini do të bëhej lojtari më i shtrenjt në histori të futbollit botëror, por që e refuzoi vetëm për të vazhduar te Real Madridi.

24-vjeçari gjatë këtij sezoni ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 14 asiste në 43 paraqitje në të gjitha garat.

Marketing