Vinicius shqyrton ofertën marramendëse nga Arabia Saudite

Një klub nga Arabia Saudite thuhet se i ka ofruar Vinicius Juniorit një kontratë pesëvjeçare me vlerë 1 miliard euro.

Marketing

Sipas mediumit RMC Sport, nëse Vinicius Jr pranon, Real Madrid do të shqyrtonte shitjen e tij për një shumë transferimi rekord botëror.

Gazetari Fabrice Hawkins raportoi se nëse Vinicius vendos të largohet, Real Madridi do të ishte i hapur për ta shitur atë. Braziliani ende nuk i është përgjigjur ofertës.

Pavarësisht lëndimeve dhe fillimit të vështirë të sezonit, Real Madridi mbetet i fokusuar në të ardhmen.

Presidenti Florentino Perez dhe ekipi i tij tashmë po planifikojnë për sezonin e ardhshëm.