Virusi deri më tani është konfirmuar tek 1326 persona, arritën 12 respiratorë për rastet më të rënda

Në dy muaj – nga 26 shkurt, kur u diagnostikua pozita e parë e KOVID-19 në vend, virusi, përfundimisht me ditën e djeshme, u konfirmua në 1326 pacientë. Në këtë numër janë 26 rastet e reja, nga të cilat gati gjysma (11) janë nga Shkupi. Në raportin e djeshëm 24 orët e mëparshme janë regjistruar 36 pacientë të shëruar – dy nga spitali dhe 34, të cilët ishin mjekuar në shtëpi.

Marketing

Deri më tani, të infektuar me koronavirus ka në 26 qytete – më shumë në Shkup (451) dhe më pas në Kumanovë (355). Raste të vdekjes ka 57, përfshirë pacientin e fundit – 80-vjeçar nga Shkupi i cili u shtrua në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup më 21 Prill. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 14,057 teste për KOVID-19.

Dje arritën në Ministrinë e Shëndetësisë, dymbëdhjetë makinat e para për frymëmarrje të asistuar – respiratorë dhe pajisje të tjera mbrojtëse personale, si pjesë e ndihmës së projektuar të Bashkimit Evropian prej katër milion eurosh për nevoja urgjente mjekësore të vendit.t.

Ndihma u dorëzua nga shefi i delegacionit të BE-së në vend ambasadori Samuel Zbogar, i cili potencoi se kjo është paketa e parë e mbështetjes që Brukseli e paralajmëroi para disa javë më parë, ndërsa do të dorëzohet në Qendrën Klinike dhe Spitalin “8 Shtatori”.

“Të gjithë i dimë fotografitë tragjike që kemi parë në Milano dhe Lombardi, kur për shkak të mungesës së respiratorëve mjekët duhej të merrnin vendime të vështira. Në këtë pikëpamje, respiratorët kanë rëndësi kritike për pacientët më të prekur nga virusi. Është e vështirë për t’i blerë, sepse të gjithë kanë nevojë, por ne jemi të lumtur që, me ndihmën e UNOPS, kemi arritur t’i sjellim 12 tani, ndërsa më vonë do vijojnë edhe disa respiratorë. Këto janë respiratorët e parë që vendi i ka marrë nga fillimi i krizës. Me këtë, ne konfirmojmë, edhe një herë, se BE është me ju në këtë krizë”, tha Zbogar.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se nëse me kujdes dhe shpesh lahen duart, atëherë dorezat absolutisht nuk janë të nevojshme për mbajtje, duke shtuat se nëse dorezat mbahen pa kujdes ose me ta manipulohet rreth mbulimit ose maskës për gojën dhe hundën, atëherë mund të bartet virusi.

“Lidhur me dorezat, absolutisht është çështje më rëndësi. Nëse mbahet kujdes dhe nuk manipulohet rreth gojës dhe hundës edhe me maskën dhe nëse shpesh lahen duart në kohëzgjatje prej njëzet sekonda, mendoj se absolutisht dorezat nuk janë të nevojshme. Për atë edhe nëse mbahen doreza dhe pa kujdes manipulohet rreth mbulimit të gojës, hundës ose maskës, atëherë mund të përcillet virusi”, ka thënë ministri Filipçe.

Sipas tij, vetëm maska, ose pajisja mbrojtëse për fytyrën dhe hundën mbetet si domosdoshmëri.

Lidhur me pyetjen nëse ka pacient në shtet i cili është vendosur në aparat respiratorë, ndërsa tani është shëruar dhe lëshuar në mjekim shtëpiak, Filipçe me përgjigje se deri tani nuk ka rast të tillë.

“Jo, nuk ka pacient të shëruar në aparat respiratorë, ka më shumë pacientë që në periudhë të gjatë kohore mjekohen, ndërsa tani planifikojmë edhe ndryshim të mënyrës së mjekimit lidhur me bërjen e taherostomës dhe traheotomisë të dikujt që veçmë tregon shenja se mund të rikuperohet”, ka thënë Filipçe.

Në Dibër, ku pati një shpërthim në fillim të epidemisë dhe ishte një zonë krize, filloi skriningu i imunitetit të popullatës. Në këtë qytet situata tani është e qëndrueshme – për ditën e nëntë nuk janë bërë diagnoza të reja dhe numri i të infektuarve mbetet 51, tre prej të cilëve janë aktivë.