Virusi Korona, Abdylsamet Shabani në krye të detyrës !

Puna e Higjienës Komunale është dyfishuar si pasojë e virusit korona. Drejtori i kësaj ndërrmarjeje Abdylsamet Shabani me ekipin e tij ,edhe pse punojnë me orar të reduktuar, duhet të pastrojnë mbi 5000 kontenjerë, mbi 84 mijë shporta të mbeturinave dhe të dezinfektojnë lagjet brenda 24 orëve. Drejtori i kësaj ndërmarrje Abdulsamed Shabani tha se kjo sjell vështirësi tek punonjësit, mirëpo i siguroi qytetarët se nuk do të mbesë asnjë kontejneri pazbrazur.

Marketing

“E kemi pak të vështirë punën e organizimit sepse do të duhet në një periudhë të shurtë ekipet tona ti marin dhe ti transporotjnë mbeturinat në Drislla dhe të kthehen sërisht në bazë. Gjithashtu edhe rreth sipërfaqes publike, me larjen dhe dezinfektimin, edhe këtu jemi të limituar por prap se prap dalim dhe e bëjmë. Tani këtë po e them publikisht nuk ngel asnjë kontenjer I pazbarzur. Meodoemos të gjitha duhet të jenë të zbazura për 24 orë pa marë parasysh se jemi të limituar.”- tha Abdylsamet Shabani, drejtor i NP. “Higjiena Komunale”.

Shabani bën apel deri te amvisëritë që të hedhin mbeturinat e tyre me qese të plastikës dhe në këtë mënyrë mos të rrezikojnë shëndetin e të punësuarve të higjienës komunale.

“Ne në disa raste në objektet private shëndetsore gjejmë mbeturina medicinale në enët tona(nashite sadovi) dhe apel I ynë deri te ata është që mos të hudhin mbeturinat medicinale në enët tona, për shkak se ajo paraqet infektim të drejtëpërdrejtë për punonjësit tanë. Ne patjetër duhet të mbroheni në këtë aspekt.”- tha Shabani.

Për tu solidarizuar me punonjësit, udhëheqësia e NP Higjiena Komunale doli në në terren për t’i ndihmuar në mbledhjen dhe transportin e mbeturinave. Apeli i tyre deri te qytetarët është që të jenë të kujdesshëm se ku dhe si i hedhin mbeturinat e tyre, sepse dikush me veprimet e tij mund ta rrisë rrezikun nga përhapja e Covid 19.