Komuna e Dibrës ka kërkuar ndihmë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, për t’u furnizuar me dy aparate për frymëmarrje për pacientët e infektuar me virusin korona, që po trajtohen në spitalin e Dibrës. Kërkesa i është përcjellë Ministrisë së Shëndetësisë. QMK shqyrton në baza ditore edhe kërkesat e tjera sidomos nga Dibra e Qendër Zhupa, ku tashmë është shpallur gjendje krize.
“Gjendja kur të keqësohet e pacientëve të cilët janë të infektuar me virusin corona, e që gjinden në Dibër, e në rast keqësimi të gjendjes atëher vvjen deri në nevojën për respirator i cili mund t’ua shpëtojë jetën… Ka raste që janë në fazën e vështirësive të mëdha shëndetësore, mbase në këtë moment në qoft se pritet respiratori të vije nga Shkupi deri në Dibër, mund të ndodhë që ai pacient të ketë pasoja shumë më të mëdha mos dhasht zoti edhe të vdesë”, tha Agron Buxhaku, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.
Është zgjidhur ndërkohë problemi me qumshtin I cili nga Dibra dërgohet për përpunim. Megjithatë Buxhaku sqaron se drejtoria për menaxhim me kriza ka kompetenca vetëm, t’i përcjellë kërkesat e qytetarëve dhe institucioneve lokale, deri tek Shtabi i Përgjithshëm I Krizës, ku merren më pas vendimet për intervenim adekuat.