Virusi korona/Filipçe:Numri mund të shkojë në 2000 të infektuar

Ministri i Shëndetësisë pret që vendi të ketë rreth 2000 njerëz me Covid-19 dhe një kulm të sëmundjes në një muaj, por ai nuk e rekomandon që qytetarët ta marrin si të mirëqenë pasi bazohet në supozime. “Është e vështirë të parashikosh se kur do të jetë kulmi në vend dhe ajo që po them duhet të merret me kujdes, pasi bazohet në disa supozime, vlerësime dhe matematikë. Numri i pacientëve në vendin tonë mund të arrijë deri në 2000 dhe kulmi mund të jetë rreth një muaj nga tani”, tha Filipç. Pacienti i parë është në Klinikën infektive, tha ai, ndërsa dy të tjerët janë në shtëpi dhe gjatë ditës do të dërgohen në klinikë. Vijon intervistimi me pacientëve të cilët kanë qenë në aeroplanin me të cilin ka udhëtuar pacientja nga Shkupi, e cila dje u konfirmua me koronavirus. Ajo ka ardhur nga Holanda përmes Vjenës natën mes 12 dhe 13 marsit. Nga gjithsej të sëmurit deri më tani 26 persona, 17 janë në Shkup, ndërsa 9 në Dibër. Filipçe theksoi se janë të përgatitura kapacitetet e Klinikës Infektive, ndërsa së shpejti pritet të arrijë ndihmë nga Kina në maska de aparate respiratore.

Marketing