Virusi korona “gjunjëzon” Italinë, 627 persona humbën jetën brenda 24 orëve

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali vijon të rritet me ritme të frikshme. Sipas të dhënave, brenda 24 orëve në Itali kanë humbur jetën 627 persona.

Marketing

Aktualish në total në vendin fqinj kanë humbur jetën në 4032, ndërsa 4670 janë të prekur të rinj duke çuar numrin në total 37860 nga virusi me origjinë nga Kina.

Sistemi i shumë lavdëruar shëndetësor i Italisë është sot në kolaps, sidomos në veriun e pasur të vendit, ku është dhe përqendrimi më i madh i infektimeve.

Ndërkohë, mjekët kinezë të cilët kanë mbërritur në Itali për të ndihmuar, janë shprehur se nuk janë marrë masa të mjaftieshme për të izoluar koronavirusin