Virusi korona/ Greqia konfirmon 21 raste të reja

Vetëm gjatë të shtunës Greqia ka konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që numri total i të prekurve në vend, raportohet 66. Të infektuarit gjenden në zonën e Akaisë Ilisë, në Atika dhe Eube, ndërsa CNN grek njoftonte burimi i infektimit ka qenë Izraeli dhe Egjipit, ku pacientët kanë udhëtuar.

Marketing

Aktualisht Greqia nuk raporton asnjë viktimë, ndërkohë që mësohet se gjendja e pacientëve është e qëndrueshme. Ka vetëm një rast të rëndë që po trajtohet në Patra.

Ndërkohë në Itali pozitiv në analizat e koronavirusit ka rezultuar se fundmi kryetari i Partisë Demokratike italiane, Nicola Zingaretti, si dhe truproja i ish-ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini.

Nëpërmjet një videomesazhi, Zingaretti u shpreh se është mirë, por i duhet të vetëizolohet. Edhe Salvini ka reaguar duke thënë se nuk ka qenë në kontakt me truprojën.

Marketing