Virusi vdekjeprurës Coronavirus është bërë një kërcënim i madh për shumë shtet të kontinetit Europian.
Vendi më i prekur është padiskutim Italia ku numri i të vdekurve është 107 ndërkohë që më shumë se 3000 persona janë të prekur. Përveç futbollit tashmë edhe ndeshja midis Italisë dhe Anglisë e turneut të 6 Kombeve, që ishte programuar për t’u zhvilluar të shtunën, në 14 mars është shtyrë në një datë të pacaktuar për shkak të krizës së krijuar nga Coronavirus.
Konfirmimi erdhi këtë të enjte nga organizatorët e turneut, pas masave të shpallura këtë javë nga Qeveria Italiane për të penguar përhapjen e virusit vdekjeprurës.