Koronavirusi po shkakton çdo ditë viktima në vende të ndryshme të botës, gjë e cila ka ngjallur panik te qytetarët.
Deri më tani, ende nuk ka një vaksinë e cila mund të luftojë koronavirusi. Ndërkohë, mësohet se Kina do të përdor vaksinat e para kundër virusit vdekjeprurës në muajin prill. Për gjetjen e vaksinës që do të “vras” koronavirusin, janë aktualisht në punë tetë institucione kërkimore në Kinë.
Shkencëtarët kinezë janë duke punuar me pesë mënyra të ndryshme kërkimore për zhvillimin e vaksinës për COVID-19 dhe ky proces hulumtues po ecën përpara me vendosmëri.
Lajmi u bë i ditur nga Zheng Zhongëei, drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Shkencës dhe Teknologjisë në Komisionit Kombëtar të Shëndetit.
“Qëllimi ynë është të bëjmë të mundur që vaksina e koronavirusit të mund të përdoret sa më shpejt të jetë e mundur. Shumë vaksina janë në fazën e testimit të kafshëve”,, deklaroi Zhongëei.
Kina ka caktuar fonde të veçanta për kërkime dhe është angazhuar për një mekanizëm rezervë për vaksinat për të ardhmen.