Virusi korona-mbi 600 të vdekur, 22 mijë të infektuar

Ka shkuar në 618 numri i të vdekurve nga koronavirusi në provincën Hubei të Kinës.Autoritetet bëjnë të ditur se numri total i të infektuarve ka arritur në 22 mijë e 112 persona.

Marketing

Sipas raportimeve 15 mijë e 600 persona janë ende në spital, ku thuhet se 841 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në të gjithë Kinën numërohen 28 mijë të infektuar, ndërsa tre qytete me gjithsej 60 milionë banorë mbeten në karantinë.

Raste të të infektuarve me koronavirus janë raportuar dhe jashtë territorit të Kinës, në 25 shtete, duke shkaktuar 250 persona të infektuar dhe dy të vdekur. Mijëra persona janë prej ditësh në karantinë në dy anije krocere në Hong Kong dhe në Japoni pasi u konfirmua se kishte paragjerë të infektuar me virus.

Virusi nuk ka kursyer as dy të porsalindur në qytetin e Wuhanit. Njëri prej tyre u diagnostikua me koronavirus 30 orë pasi lindi.