Virusi korona/ Myftinia e Shkupit me apel

Myftinia e BFI – Shkup konform vendimit të qeverisë së RMV-së dhe në koordinim me kryetarin e BFI në RMV, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, informojmë hatibët, këshillët e xhamive dhe besimtarët e territorit të Myftinisë së Shkupit se pas situatës së krijuar me përhapjen e pandemisë globale të COVID – 19 (virusi korona), me disa raste të vogla të paraqitura edhe në qytetin tonë, por me theks të veçantë marrë parasysh panikun e krijuar te popullata e gjërë apelojmë të merren masa preventive si vijon:

Marketing

1. Mualimët dhe mualimet e mektebeve të Myftinisë së BFI – Shkup të ndërpresin mësimbesimin nëpër mektebe derisa të merret një vendim nga qeveria për rifillimin e mësimit në institucionet edukativo-arsimore.
2. Të mos biem pre e panikut dhe manipulimeve të ndryshme në rrjetet sociale që po shkaktojnë huti te njerëzit, por të ruajnë qetësinë ashtu siç i ka hije besimtarëve.
3. Këshillët e xhamive të vazhdojnë me kujdesin e pastrimit të xhamive, me këtë rast të bëhet e njejta para dhe pas faljes së namazit të xhumasë dhe njëkohësisht të respektohen masat e parapara preventive sipas rekomandimeve mjekësore.
4. Hatibët të jenë më të shkurtër në hutbet e tyre dhe të flasin besimtarëve për kujdesin dhe masat mbrojtëse nga kjo sfidë, poashtu t’i këshillojnë për ruajtjen e qetësisë dhe mospërhapjen e panikut në mesin e popullatës.

Paraprakisht ju falenderojmë të gjithëve për zbatimin e rekomandimeve të lartëpërmendura, me shpresë për mirëkuptimin tuaj në mënyrë që bashkërisht të mbrojmë vetveten dhe rrethin ku jetojmë.

Marketing