Virusi korona/Në Itali 662 të vdekur në 24 orë, mbi 80 mijë të infektuar

662 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Itali 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të fundit të raportuara nga Emergjencat Civile në Itali, 4492 persona janë konfirmuar si të infektuar gjatë 24 orëve të fundit duke ndërprerë kështu trendin zbritës të 4 ditëve të fundit.

Në total Italia ka 80,539 persona të infektuar me koronavirus nga të cilët, 10,361 janë shëruar ndërsa 8,165 kanë ndërruar jetë.

Marketing