Virusi Korona në Shqipëri, shënohet viktima e dytë, 59 të prekur

Në Shqipëri është shënuar viktima e dytë nga koronavirusi. Bëhet fjalë për 66-vjeçarin nga Lushnja, i cili që nga momenti i shtrimit ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të komplikacioneve nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Marketing

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i të prekurve nga Kovid 19, brenda 24 orëve të fundit ka arritur në 59.

“24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT. Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste” – tha Ministrja e Shwndetwsisw, Eugena Tomini.

Së fundmi është bërë edhe ritestimi u pacientit zero i cili ka rezultuar negativ . SIpas ministrisë së Shëndetësisë mjafton edhe një përgjegje negative e testit që pacienti të quhet i shëruar.

Ndërkohë, nisur nga fakti se këmbësorët nuk e kanë respektuar thirrjen për të mos dalë nga shtëpia, janë kufizuar edhe më tepër oraret kur ata lejohet të dalin.